‘Afera e inceneratorëve duket si një krisje brenda kupolës së pushtetit’

‘Afera e inceneratorëve duket si një krisje brenda kupolës së pushtetit’

11:09, 09/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Çështja e inceneratorëve, qartësisht duket si një krisje e thellë brenda kupolës së pushtetit. Një krisje që përkthehet në dëme kolaterale njerëzore dhe mbi financat publike.

Hetimi në SPAK nuk merret me këtë krisje, e cila mund të çonte tek peshku i madh, por me peshq të ngordhur.

SPAK nuk ka arritur ende të krijojë një skemë dhe një piramidë personash në të, por ka nxituar të sajojë hetime dhe ka ngritur akuza të sforcuara.

Lefterin e akuzojnë për korrupsion pa asnjë qindarkë të kapur, kur në fakt veprimtaria duket si evazion i firmës.

Alqin e akuzojnë për vendimet që janë të qeverisë, jo të shërbimit civil.

Arben Dervishin, inxhinierin privat, e akuzojnë për krime që i takojnë detyrës publike që nuk e ka.

Bile, siç mësova këto ditë, edhe Mirel Mërtirin e akuzojnë për korrupsion të kompanive që nuk janë të tij!!! I thonë se je “pronar faktik” i kompanive meqë bashkëjeton me pronaren reale të tyre. Shpikje e racionalizime juridike nga më absurdet.

Copëtimi i kësaj çështje sjell këtë pasojë që, përveçse akuzon njerëz kot pa ligj e fakte, nuk zbulon të vërtetën dhe largohet gjithnjë e më shumë nga peshku i madh.

Këtë sjellje drejtësia jonë ka 30 vite që e ka. As reforma nuk e kuroi.

Ndaj pushteti ndjehet i sigurt të blejë çdo gjë me paranë publike.

Krisjet brenda vetes i ka për luks...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco