Aktivistja Meri Lika: Yuri Kim duhet të shpallet non grata

19:04, 08/03/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Meri Lika e ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV ka deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim gjithashtu dhe sjelljet e shtetit amerikan duhet të shpallen non grata.

Pas rikthimit të saj në takimet politike pas zhdukjes që prej skandalit Rama-McGonigal Lika u shpreh se nuk pret që Kim të jap një shpjegim pasi është e futur në vorbullën e përfaqsuesve të vulës  të momentit të PD-së dhe ndihet nën presion.

“Unë nuk kam pritur ndonjë gjë tjetër  nga ambasadorja sepse ka shumë kohë që ajo është në llogore. Është futur në të njëjtën krah me përfaqsuesit e vulës të momentit të partisë demokratike. Gjithmonë i ka përkrahur.  Më vjen mirë që nuk jep më intervista dhe nuk jep më përgjigje se mund të këpusin ndonjë tjetër si ajo e barit dhe do jetë akoma më keq për t. Si një përfaqësuese e një shteti ajo nuk do që të tërhiqet asnjë hap mbrapa për të treguar që dhe Amerika di të tërhiqet mbrapa. Nuk mendoj që është trup të tërhiqesh mbrapa për një gabim, qofshin këta të mëdhenj apo të vegjël.

Unë e ka shkruar disa herë që për mua si qytetare duhet të jenë edhe këta non grata, si ambasadorja dhe si sjelljet e shtetit amerikan ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, ndaj mospërfilljes së shumicës, ndaj indiferentizmit ndaj shumicës, votës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku08/03/2023 20:21

Keni shume te drejte znj. Meri Lika, kjo punonjese ambasade me protagonizmin e saj, na ka kthyer luften e klasave, si sekretaret e partise ne diktature! Kujt kali i ka hipur kjo zonje qe ne vendin prej nga vjen, nuk e njeh kush ? Cfare do te tregoje dhe cfare kerkon te fshehe me sjelljen diferencuese te saj ? Por shyqyr qe shqipetareve i jane hapur syte dhe e dine qe nuk jane sjelljet e nje burrokrateje ne ikje, te njejta me ato te SHBA-ve!

Shto koment

Denonco