Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Qendra shëndetësore primitive’/ Boçi nxjerr FOTO-t: Qytetarët do t'i vënë vulën në 14 maj abuzimit

‘Qendra shëndetësore primitive’/ Boçi nxjerr FOTO-t: Qytetarët do t'i vënë vulën në 14 maj abuzimit

18:39, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale në 14 maj në Bashkinë e Elbasanit, deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar gjendjen primitive të qendrës shëndetësore në Papër.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka shpërndarë foto të qendrës shëndetësore e cila është në gjendje të mjerueshme dhe ka theksuar se ‘qytetarët do t'i vënë vulën në 14 maj papërgjegjshmërisë dhe abuzimit’.

Postimi i plotë:

Qytetarët do t'i vënë vulën në 14 maj papërgjegjshmërisë dhe abuzimit! A mund të jetë kjo një qendër shëndetësore ku mund të marrësh shërbime?

A meritojnë banorët në Papër që kur kërkojnë shërbime shëndetësore të shohin këto pamje primitive?

Në 14 maj secili i bën kalkulimet me veten, me familjen, me qytetin.

#TiEbanNdryshimin

#ElbasaniKaNevojëPërTy🇦🇱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco