Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kushtetuesja e shfuqizoi/ Vasili: Bordin e mban qeveria që të vjedhin çdo ditë më shumë

Kushtetuesja e shfuqizoi/ Vasili: Bordin e mban qeveria që të vjedhin çdo ditë më shumë

16:08, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të bordit të Edi Ramës për të rritur çmimin e naftës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se edhe pse Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, është vetë qeveria që vazhdon të mbajë Bordin në mënyrë që të vjedhin çdo ditë sa është e mundur.

Postimi i plotë i Vasilit:

Vazhdon vjedhja e qytetareve, Bordi i Hajduteve te Naftes rrit perseri çmimin!
Gjykata Kushtetuese rrezoi Bordin e Çmimeve te Ushqimeve, ndersa Bordi i Hajduteve te cmimit te naftes vazhdon vjedhjen.
Qeveria vazhdon te mbaje Bordin e hajduteve te naftes, qe te vjedhe sa te mundet çdo dite, se ndryshe pas Vendimit te Kushtetueses do ta shkrinte menjehere.
[🔹️] Sot Bordi vendosi cmimin 197 lek per liter nafte.
[🔹️] Ndersa ne Maqedoni kushton 145 leke per liter(78 denare).
Pra në Shqipëri nafta kushton plot 52 lekë me shume për litër më shumë se sa në Maqedoni!
Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne [❓️]
[▪️] Mos ka detin dhe portet me afër?
[▪️] Mos ka popullsinë më të madhe?
[▪️] Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?
Përgjigjja është e qartë dhe shumë e thjeshtë:
Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një Bord
Hajdutesh të përbërë nga Qeveria+oligarkët!
[⭕️] TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE
[⭕️] VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISË SE LIRISË TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PËR HEQJEN E TAKSËS SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco