Përbuzje për këdo që kujton se duke i varur Rama në qafë një vulë, mund të vjedhë PD-në!

Përbuzje për këdo që kujton se duke i varur Rama në qafë një vulë, mund të vjedhë PD-në!

08:29, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare! Një “deja vu” e vërtetë e degradimit në radhë të parë të drejtësisë e më tej edhe e demokracisë sonë! Jo për PD-në, sepse ne ishim koshient që kjo do të ndodhte, dihej prej kohësh!

Nuk mund të ndodhte ndryshe në kushtet e regjimit që ka futur duart  thellë në sistemin e drejtësisë së rilindur, ndërsa këmbët i ka vendosur mbi demokracinë! E dinim këtë që kur filluam atë rrugëtim të ringritjes së PD-së, të nxjerrjes së saj nga këneta që kur e çliruam nga kthetrat grabitqare të regjimit.

Kjo është goditja e fundit që ai regjim i rezervon PD-së së ringritur, të lirë tashmë, të gatshme për të çliruar edhe demokracinë tonë.

Por dhe kjo tentativë regresive e Ramës & Co është e destinuar të përfundojë në kosh, të zhbëhet ashtu si përfundoi i gjithë skenari i turpshëm kundër saj për disa vite me radhë.

Turp i vërtetë sot edhe për zbatuesit e këtij skenari antidemokratik. Por në radhë të parë duhen pështyrë në fytyrë me përbuzje, "patericat”, “eunukët” e Ramës, përçarësit e paguar të PD-së, kushdo që kujton se duke i varur Rama në qafë një vulë a simbol, mund të vjedhë PD-në, mund t’a rrëmbejë atë demokratëve!

Por dhe këta gabojnë rëndë, shumë rëndë si padroni i tyre! Pa asnjë dyshim një fund i turpshëm i pret. Së bashku me Ramën vetë! 14 Maji, por jo vetëm do të jenë requiemet e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku04/03/2023 09:25

Keni shume te drejte z. Tritan Shehu ne analizen tuaj. Tani demokracine e rilindur nuk mund ta fuse me askush ne kafaz dhe asgje nuk mund ta ndale aksionin e saj deri ne permbysjen e ketij regjimi te urryer, jo njerezor, korruptues dhe i korruptuar, i degjeneruar dhe lista mund te vazhdoje me faqe te tera. Nuk mund te lihet me vendi ne doren e ramagogell, ballrave, gjiknureve( me dosjet carcaf per vjedhjen e votave dhe nuk i ben syri terr, por na bejne edhe analiza neper studjot televizive), salomeve dhe kercimtareve etj. Po ashtu dhe atij grupimi te vogel i perbere nga njerez qe nuk kane asnje vlere dhe vetem demokrate nuk mund ti quash, colaboracioniste te ketij regjimi te urryer, te cilet mendojne se mund t'ja hedhin popullit me aktrimet e tyre televizive te denja per regjizoret e BOLLIVUDIT, te katandisur ne sherbetore lepe peqe, te katandisur keshtu, dikush nga efekti i parave te marra, dikujt tjeter i permendet prostitucioni ne Hollande ne mes te parlamentit e keshtu me radhe. Po na gezohej avokatuci Sefa, po na hidhej e perdridhej si akrobat per te ashtuquajturen fitore si te PIRROS! Dhe sefundmi aktori Aleksander Moisiu, mbasi i nguli thiken mbas shpine demokrateve te vertete me ndihmen e ramagogolit, si i hodhi gazin dhe goditjet po ndihmen e tij, na therriska qe demokratet e vertete te bashkohen me kete shpure te peshtire, per te luftuar kete regjim qe ata ijane ulur ne gjunje dhe il lepijne te ndenjurat! Natyrisht i theresin sepse ata nuk jane asgje pa demokratet e vertete, jane te katapultuar ne PD, pa asnje merite dhe veprimtari, por le te shohin tani sa do t'ju vleje lekura. Mos te harrojne se mbasi te lahen hesapet me kete rregjim te degjeneruar, do t'ju vije rradha edhe gjykimit te tyre dhe do te kene fundin e tradhetareve dhe te kolaboracionisteve!!!

Shto koment

Denonco