'Afera Rama-McGonigal zemëroi qytetarët', protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja

19:46, 03/03/2023
A+ Aa A-

Protesta e opozitës shqiptare këtë të premte ka gjetur jehonë në mediat më prestigjioze në botë.

Gjigandi mediatik Associated Press në pasqyrimin e protestës së opozitës vuri në dukje se si qytetarët të indinjuar nga keqqeverisja e Edi Ramës, ekonomia në rënie e vendit dhe aferat korruptive që rrethojnë kryeministrin shqiptar, dolën në mes të shiut duke kërkuar rrëzimin e qeverisë.

“Mijëra qytetarë shqiptarë protestuan duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të katërtën herë muajin e fundit” - shkroi Associated Press.

Prestigjozja amerikane Uashington Post po ashtu i ka kushtuar hapsirë të vecantë protestës së opozitës shqiptare.

“Opozita akuzon Ramën dhe kabinetin e tij ndër të tjera, për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe shpopullimin e Shqipërisë” – thuhet në shkrimin e Uashington Post.

Si Associated Press, ashtu edhe Uashington Post në artikujt e tyre sollën në vëmendje aferën korruptive Rama-Mcgonigal që ka tronditur opinionin publik dhe ka zemëruar qytetarët shqiptarë.

Në artikujt theksohet se qytetarët akuzojnë Kryeministri Rama se ka korruptuar ish shefin e FBI-së Charles McGonigal gjysmë milioni dollarë për të vepruar kundër opozitës shqiptare.

Ndërkohë, protesta e madhe e opozitës mesditën e të premtes është transmetuar live në Zerin e Amerikës me në fokus fjalën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha që deklaroi se opozita ka nisur një “revolucion demokratik paqësor” pasi sipas tij “nuk ka rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama.

Protesta e ngritur nga opozita kundër qeverisë Rama është pasqyruar edhe nga The Harold, ABC news, National Post, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco