Lidhja me mafian shqiptare/ Parlamenti hap rrugën për shkarkimin e presidentit të Ekuadorit

Lidhja me mafian shqiptare/ Parlamenti hap rrugën për shkarkimin e presidentit të Ekuadorit

13:13, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një komision hetimor parlamentar në Ekuador, që po investigonte një skandal korruptim, ka miratuar me 6 vota pro dhe 1 kundër për nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.

Ky i fundit akuzohet për lidhje me mafian shqiptare, ndërsa në raport thuhet se krimet e mundshme të tij kanë cenuar sigurinë e shtetit dhe administratës publike.

Pas një seance që zgjati 8 orë, komisioni vendosi të miratojë nisjen e procedurave, duke miratuar edhe një dokument të gjatë.

Pjesë e këtij dokumenti është edhe një investigim i publikuar nga mediat ekuadoriane, bazuar në informacionet e inteligjencës ekuadoriane.

Në dokument thuhet se kunati i presidentit, Danilo Carrera, i njohur me emrin Padrinoja i Madh, bashkë me mikun e tij, Ruben Cherres kanë lidhje me mafian shqiptare.

Shkarkimi i presidentit duhet të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila jep miratimin përfundimtar ose jo.

Mediat ekuadoriane shkruajnë se pozicioni i presidentit është dobësuar ndjeshëm dhe duket shumë e pamundur që ai të mbyllë mandatin e tij deri në vitin 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco