Skandali McGonigal në Kuvend/ Salianji-Ramës: Sot sterronte...Manipuloi aktakuzën amerikane!

12:18, 02/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar shpjegimin që dha kryeministri Edi Rama këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me skandalin ‘McGonigal’, gjatë mocionit me debat me opozitën.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji theksoi se “për herë të parë Rama sot sterronte dhe ishte strehuar në egoizmin e vet për shkak se nuk dilte nga asnjë fjalë nga ato që i kishin shkruar. 

Salianji: Kryeministri foli sot për kanal të ujërave të zeza dhe ujëra të zeza qenkan gjithë mediat ndërkombëtare dhe aktakuza e prokurorisë amerikane. Manipuloi dhe aktakuzën.

Pse nuk e lexoi Rama aktakuzën që personi A dhe personi B që shoqëronin kryeministrin në takimet me McGonigal kishin interesa financiare nga vendimmarrja e kryeministrit?

Hartimi shumë i dobët, nuk e ka nxirë Shqipërinë më shumë se sa ky kryeministër, nuk është folur kurrë në këto përmasa në SHBA, më shumë se sa sot për krimin e organizuar, për përfshirjen e qeveritarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco