Marrëveshja në Bruksel/ Arifi: Serbia e pranon ‘de facto’ para botës pavarësinë e Kosovës

16:47, 28/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar me skype nga Prishtina në Edicionin e Pasditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritero Arifi, ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Bruksel.

Arifi ka vlerësuar këtë marrëveshje pasi e sheh si njohje ‘de facto’, njohje e realitetit të një shteti të pavarur.

‘Serbia e pranon ‘de facto’ para botës pavarësinë e Kosovës por ligjërisht ajo është çështje bilaterale mes shteteve por Serbia heq dorë nga ëndrra e tyre se Kosova është Serbi’, u shpreh Arifi.

Arifi: Marrëveshjen e shoh edhe stabilizim se do të ketë takime të tjera ku do të flitet për planin e zbatimit por edhe statuskuo sepse nuk është arritur finalja.

Kjo marrëveshje është një lloj përditësimi i të gjitha marrëveshjet paraprake të arritura më parë që kanë ekzistuar që nga marrëveshja e Brukselit dhe Uashingtonit thuajse i ka të inkurperuara të gjitha pikave por i ka të përditësuara si pranimi i dokumentave me vulë etj.

Pranimi i shtetësisë në mënyrë ‘de facto’ nga ana e Serbinë ndaj Kosovës pasi aty janë elementë universale të fqinjësisë së shteteve duke u bazuar në kartën e OKB për vetëvendosje.

Në pamje të parë është një marrëveshje shumë e mirë por nëse e shohin në substancë nuk është shumë e mirë pasi nuk është e balancuar se kërkohet shumë nga Kosova dhe shumë pak nga Serbia por sidoqoftë kjo është politika reale që fuqitë e mëdha e kanë ofruar dhe Kosova e ka vështirë që ta refuzojë dhe Kurti si kryeministër ka bërë veprim të mirë që nuk e ka refuzuar pasi ekziston mundësia që gjatë planit të veprimit të specifikohen detajet se problemi është te detajet sesi rregullohen ato qoftë për asosacionin e komunave serbe dhe kisha ortodokse serbe, që janë dy kompromise që e presin Kosovën shumë shpejtë.

Unë mendoj se është njohje ‘de facto njohje’ e realitetit të një shteti të pavarur. Serbia e pranon ‘de facto’ para botës pavarësinë e Kosovës por ligjërisht ajo është çështje bilaterale mes shteteve por Serbia heq dorë nga ëndrra e tyre se Kosova është Serbi. Ky është një dokument zyrtar që po u nënshkrua Serbia nuk e kthen dot më mbrapa. Kosova nuk është një gjendje që të detyrojë Serbinë që ta njohë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco