KAFE SHQETO/ Ekspertët: Në 14 maj mund të mos kemi zgjedhje bashkiake

11:24, 28/02/2023
A+ Aa A-

Të ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ekspertët politikë Genc Burimi dhe Ilirjana Kuçana kanë folur për zgjedhjet lokale që do mbahen në 14 maj në Shqipëri.

Gazetari Burimi u shpreh se, që një qeveri të rrëzohet nga pushteti, duhet të veprojë drejtësia duke ndëshkuar fajtorët që vjedhin votat dhe më pas të zhvillohen zgjedhje.

Duke pasur parasysh situatën në Shqipëri, ku drejtësia nuk po vepron ndaj fajtorëve që kanë vjedhur vota, Burimi u shpreh se ekziston mundësia që në 14 maj të mos ketë zgjedhje lokale.

Burimi: Rruga e duhur për të rrëzuar pushtetin, e para është drejtësia që të vihet në vend, dhe pastaj janë zgjedhjet. Zgjedhjet prapë vidhen dhe drejtësia nuk ndëshkon fajtorët. Duhet drejtësi, dhe që të ketë drejtësi në Shqipëri, duhet presion mbi ndërkombëtarët pasi në Shqipëri kjo drejtësi është pjellë e ndërkombëtarëve. Në 14 maj nuk përjashtohet dhe mundësia që të mos ketë në Shqipëri zgjedhje bashkiake. U fol shpesh për vijën e kuqe dhe imagjinoni si kalohet vija e kuqe.

E të njëjtit mendim ishte edhe Ilirjana Kuçana, e cila u shpreh se mund të mos ketë zgjedhje lokale në 14 maj pasi ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend dhe nuk mund të legjitimojnë Edi Ramën me mafien e tyre me blerjen e votave me të gjithë makinerinë e tyre të cilët janë në terren.

Kuçana: Edhe unë mendoj se mund të mos ketë zgjedhje në 14 maj. Sepse ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend dhe nuk mund të legjitimojnë Edi Ramën me mafien e tyre me blerjen e votave me të gjithë makinerinë e tyre, të cilët janë në terren, dhe po të jesh i deleguar në një zonë, sheh si e gjithë mafia e krimit, të cilët janë pasuruar nëpërmjet tenderave, PPP apo djegësave, ti i ke në terren. Rama është i shqetësuar pasi në rrethet e tij thotë se e dua me patjetër pasi në pozicionin që është Rama, tregon mënyrën e tij për të mbijetuar në politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim28/02/2023 14:49

Akoma me.ndërkombëtarët ju? Nuk e kuptuat që ndërkombëtarët janë të gatshëm të pranojnë edhe zgjedhje moniste vetëm të ketë stabilokraci, qoftë ky stabilitet kleptokracie.

Shto koment

Denonco