Mesazhi nga Fatmir Xhafaj/ McGonigal i futi duart te reforma në drejtësi?

Mesazhi nga Fatmir Xhafaj/ McGonigal i futi duart te reforma në drejtësi?

10:42, 28/02/2023
A+ Aa A-

Edhe njeriu i reformës në drejtësi, siç e cilësonte Edi Rama, Fatmir Xhafajn, është i përfshirë në aferën e Charles McGonigal.

Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e të hënës nga hakerat iranianë të Homeland Justice.

Në bllokun e emaileve të parlamentit është hakeruar edhe ai i Fatmir Xhafajt.

Mes emaileve të dërguara nga Xhafaj është edhe një që i drejtohet Charles McGonigal, në adresën private të ish-shefit të kundëzbulimit të FBI-së, ku me fjalë të ngrohtë ish-kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi i uron atij festa të bukura të fundvitit.

Sigurisht që emaili nuk ka ndonjë gjë të veçantë aty, por fakti që Fatmir Xhafaj i ka dërguar McGonigalit një email urimi, tregon se ai ka pasur njohje të thella me ish-zyrtarin e FBI-së. Dalja e emrit të Xhafajt, fakti se ai ka drejtuar reformën në drejtësi të Edi Ramës, ngre dyshime për përfshirjen e Charles McGonigal në këtë zhvillim.

Për më tepër, grupi i emaileve të hakeruara i përket atyre njerëzve që janë marrë me reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ndërkohë, kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka deklaruar disa herë se McGonigal ka zhvilluar takime me prokurorët e SPAK, por edhe me gjykatës dhe njerëz të vetingut.

Ai u ka bërë presion për çështje të ndryshme, përfshi kërkesën për të hetuar kreun e opozitës shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco