Berisha: Deklaratat mbështetëse pro krim-ministrit bliheshin haptas në tregun e korrupsionit

Berisha: Deklaratat mbështetëse pro krim-ministrit bliheshin haptas në tregun e korrupsionit

19:39, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degëve 8,9,10 të Tiranës. Gjatë takimit kreu demokrat akuzoi se korrupsioni qeveritar shqiptar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë

Berisha: Presione të jashtëzakonshme u bënë mbi ju, mbi anëtarësinë tonë, kërcënime nga më ç’njerëzoret. Por duhet të pranojmë, një sintonizim kjo vetëm i kësaj qeverive, të bazuar në krimin, drogën, por edhe në aleatë të tyre të korruptuar, diplomatë të korruptuar, zyrtarë, parlamentarë të korruptuar, të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta.

Shqiptarët këto vite të pashembullta për Europën, për vendet e lira kanë dëgjuar deklarata mbështetëse për krim-ministrin e tyre Edi Rama, më shumë se të gjitha kohërat, se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit.

Por lavdi zotit, ne sot jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë në fitoren tonë. Përsëri ka amargamë korruptive e korrupsionit shqiptar me atë ndërkombëtar përpiqet të mbahet, të rezistojë, përpiqet të mashtrojë shqiptarët prap, por ju garantoj ju se të ardhme nuk kanë.

E ardhmja është e atyre që i besojnë transparencës, atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne kemi guxuar dhe do të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco