‘Stop terrorit ndaj banorëve të Bërxullës’, Berisha nxjerr videon e protestës: Belinda ha biftek 1 mln lekë

‘Stop terrorit ndaj banorëve të Bërxullës’, Berisha nxjerr videon e protestës: Belinda ha biftek 1 mln lekë

17:53, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga banorët e Bërxullës.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët, ndërsa bën thirrje që të ndalet terrori ndaj banorëve të Bërxullës, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbrojtur pronat e tyre.

Banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.

Gjithashtu banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës Belinda Balluku “ha biftekë nga 1 milionë lekë”, ndërsa kryeministri Rama ha “dreka nga 10 mijë euro”, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Statusi i kreut të PD Sali Berisha:

Stop terrorit ndaj banorëve trima të Bërxullës që mbrojnë pronat e tyre!

Banorja e Bërxullës: Rama shtron dreka nga 10 mln lekë, Belinda ha biftek 1 mln lekë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco