Panaritit: Në bujqësi ndiqni shembullin e Maqedonisë së Veriut, shpëtoni vendin nga shpopullimi

Panaritit: Në bujqësi ndiqni shembullin e Maqedonisë së Veriut, shpëtoni vendin nga shpopullimi

15:19, 26/02/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti i ka bërë thirrje qeverisë që të ndjekë shembullin e vendit fqinj, Maqedonia e Veriut në mbështetjen ndaj biznesit familjar në bujqësi.

Panariti është shprehur se kjo metodë shpëton vendin nga zbrazja dhe shpopullimi dhe u jep shpresë dhe besim fermerëve të rinj, për të hapur një biznes bujqësor e blegtoral dhe ndërtuar familjet dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Postimi i Panaritit:

Kush mbështet biznesin familjar në Bujqësi, e shpëton atë!

Shpëton vëndin nga zbrazja dhe shpopullimi !

Mban të lidhur familjet, banorët me vendlindjen!

U jep shpresë dhe besim fermerëve të rinj, për të hapur një biznes bujqësor e blegtoral dhe ndërtuar familjet dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Këtë e ka kuptuar Maqedonia e Veriut!

E cila mbështet bizneset familjare, me 10 mijë euro pajisje dhe bazë materiale., menjëhere me të aplikuar për mbështetje

Mbështetje me pajisje dhe bazë materiale në vlerë 10 mijë euro falas për të gjitha bizneset e reja nga të rinj e të reja të cilët duan të ndërtojnë jetën e tyre aty ku jetojnë.

Këto vetëm sa për fillim dhe motivim!

Sepse më pas, vë në dispozicion të tyre 150 milion euro pagesa direkte për ç'do hektar të mbjellë, për kokë bagëti të mbarështuar e njësi prodhimi të prodhuar.

E kundërta me braktisjen e plotë të fermerit dhe fshatit, te ne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco