SYRI TV/ Skandal në bashkinë e Tiranës, Veliaj falsifikon planin vendor për pronat e Ajolës

20:05, 22/02/2023
A+ Aa A-

Një oaz vilash të vjetra në afërsi të “Shkollës së Kuqe” pjesë e identitetit të Tiranës, do të bëhën kurban nga bashkia Tiranë për zhvillimin e një pronë të bashkëshortës se kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Shtetasja Lindita Çoku është drejtuar me një padi Gjykatës Administrative, ku rendit faktet e fiktivitetit, si edhe dyshimet se gjithçka është miratuar për t’i siguruar benefite jo të ligjshme Ajola Xoxas, bashkëshortes së Veliaj.

SYRI TV

Në rrugën mbi Shkollën e Kuqe, pak para se të kryqëzohet me “Rrugën Bardhyl”, ekziston ende një kompleks shtëpish të vjetra tiranase, të cilat vijojnë të jetojnë në harmoninë mbi 100-vjeçare.

Ky oaz I identitetit të Tiranës do jetë I përkohshëm  për shkak se në planin e miratuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në shtator 2021, është parashikuar zgjerimi i rrugëve ekzistuese, që i hap rrugën projekteve infrastrukturore, e kryesisht ndërtimeve të larta.

Ndërkohë  ajo që e bën të veçantë hartimin e këtij plani, është dyshimi për falsifikim dokumentash nga kryebashkiaku, me qëllim krijimin e mundësive për zhvillimin e një prone, trashëgimtare e të cilës është bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Me vendimin nr.1, datë 14 Prill 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar “Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë”.

Me qëllim detajimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, me Vendimin nr. 36848 datë 24.09.2021, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka miratuar Planin e Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/7, Faza I. Në hartimin e këtij Plani është konsideruar prioritar  detajimi i rrjetit rrugor te brendshëm, propozimi i rrugëve të reja si dhe mundësitë reale të zgjerimit të tyre nëpërmjet rizhvillimit të ardhshëm në territor.

Sipas PDV-së së miratuar, Njësia Tr-7 kufizohet nga katër rrugë kryesore Rr. “Barrdhyl”, Rr. “Derhemi”, Rr. “Hoxha Tahsim” dhe Rr. “Qemal Stafa” dhe e vetmja rrugë e brendshme që përshkron njësinë është Rr. “Faik Tërkova”.

Ndërkohë, ndryshe nga realiteti faktik, në PDV Tr 7, rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj.

Lindita Çoku është banore e kësaj zone dhe ka një pronësi një shtëpi. Ajo ka konstatuar se plani i Veliajt mbivendoset mbi pronën e saj, duke cënuar interesat pasurorë të saj. Çoku ka konstatuar anomali të theksuara në Planin e Detajuar Vendor të miratuar nga Erion Veliaj dhe i është drejtuar me një padi Gjykatës Administrative, ku rendit faktet e fiktivitetit, si edhe dyshimet se gjithçka është miratuar për t’i siguruar benefite jo të ligjshme Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas padisë, plani i Veliajt parashikon zgjerimin e rrugës inekzitente. Në fakt, “Boldneës.al” e verifikoi në terren këtë “rrugë” dhe rezulton se ajo nuk ekziston. Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia, ajo që konsiderohet “rrugë” në planin vendor të Veliajt, është në fakt një zonë e mbyllur dhe e bllokuar nga të dy anët me shtëpi dhe oborre, të cilat kanë ekzistuar prej dekadash në atë gjendje.

Paditësja Çoku shkruan në padi se “qëllon që pronat, të cilave u shërben ky plan, u përkasin familjarëve të bashkëshortes së Kryetarit të Bashkisë. Konkretisht, vjehrri i ndjerë i kryetarit të Bashkisë, Arben Xoxa është një nga pronarët e një prone në brendësi të njësisë Tr-7, e cila përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë nga hapja e paligjshme e rrugës në bllokun e banimit, në të cilën gjendet prona e tyre”.

Arben Xoxa ndërroi jetë në Shkurt të vitit 2019 dhe pasuria e tij trashëgohet nga e bija, Ajola Xoxa.

Konkretisht, paditësja Çoku konstaton në hartë se, në nën-njësinë në pjesën lindore të rrugës “Faik Tërkova” është shtuar një rrugë, e cila në realitet nuk ekziston.

Kjo rrugë e shtuar “fiktivisht”, jo vetëm kalon në brendësi të kësaj nën-njësie, por mbivendoset haptazi me pronën, të cilën paditësja e zotëron prej vitesh. Rezulton se kjo rrugë nuk është e emërtuar, ndryshe nga rruga ekzistuese e brendshme “Faik Tërkova” e cila ndan dy nën-njësitë e njësisë strukturore TR/7.

“Ndodhur në këto kushte, arrijmë në përfundimin se Plani i Detajuar Vendor i Njësisë Strukturore TR/7 është miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor, në të cilin kjo rrugë nuk ekziston dhe mbi të gjitha është shtuar në këtë plan duke pasqyruar një realitet të ndryshëm”, thuhet në padinë e Lindita Çokut.

Duke iu referuar fakteve dhe të dhënave në terren, paditësja Çoku deklaron se vendimi për miratimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/7 është marrë në kushtet e konfliktit të interesave.

Ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta për falsifikim dokumentash nga ana e Erion Veliajt, zona ka nisur të zhvillohet. Më saktësisht, kanë nisur ndërtimet e pallateve.

“Boldneës.al” ka siguruar një leje ndërtimi, të nënshkruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, për ngritjen e një pallati shumë-katësh. Leja mban datën 27 dhjetor 2022, gjë që dëshmon se Bashkia e Tiranës po lëviz me skemën e “faktit të kryer”, ndërkohë që padia në Gjykatë e Lindita Çokut afekton të gjithë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco