Analisti: Hera e parë që mazhoranca bën 'grusht shteti'

19:29, 22/02/2023
A+ Aa A-

"Me shkeljen e Kushtetutës dhe rregullores së Parlamentit, mazhoranca po bën grusht shteti". 

Kështu shpreh analisti Hysni Gurra në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv

Ai tha se është hera e parë që një shumicë parlamentare bën grusht shteti. 

"Revolucioni është përmbysja e një rendi. Mazhoranca e shtyn opozitën të radikalizohet. Një radikalizim i pakontrolluar do t'i japë kosto opozitës. Çfarë po bën mazhoranca? Është hera e parë, mosrespektimi i Kushtetutës është grusht shteti, e bën partia në pushtet, nuk respekton Kushtetutën dhe e detyron opozitën të marrë masa ekstreme. Ajo që duhet këtu është që populli ta kuptojë se drejt kujt po shkohet", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco