Konventa e Familjes/ Travis Weber: Shoqëria ka nevojë për një familje të fortë, ajo është e shenjtë

17:29, 22/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte, Travis Weber, Zv/President i Çështjeve të Politikave Qeveritare në Qendrën Kërkimore për Familjen, Washington.

Weber ka marrë pjesë në disa koventa me qëllim mbrojtjen e familjes dhe vazhdimësinë e shoqërisë e cila po shkatërrohet nga emigracioni, komunitetet LGBTQ etj.

"Është e rëndësishme që ata në SHBA të kuptojnë se sa e rëndësishëm është familja për Shqipërinë. Familja është themeli i shoqërisë, ku ajo është ndërtuar, me familje të forta ne do të kemi një ekonomi që begaton dhe një shtet që begaton.

Është e rëndësishme që ne njerëzit e SHBA, të krishterët e SHBA të mbështesim nismën e Shqipërisë për të pasur një familje të fortë.

Mendoj se ka disa zona rreziku, natyrshëm ka shumë njerëz që po largohen nga vendi dhe po emigrojnë në vendet e BE-së, dhe tokat do të mbetet pa familjen, sulmet që vijnë nga SHBA sulmojnë familjen kjo duke parë dhe lëvizjet LGBT e cila ka si qëllim shkatërrimin e prindërimit.

Ne nuk jemi ekstremistë sepse të mbrosh familjen është shumë e rëndësishëm sepse ka ecur për vite dhe shekuj me radhë ishin baza kryesore e vazhdimësisë së shoqërisë. Këto gjera të mira vijnë nga zoti dhe ne duhet që ti kthejmë sytë nga ai.  Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se kemi shukmë të krishterë në SHAB që mbështesin familjen në Shqipëri, këtu ambasada mbështete shoqatën LGBT këtu por kjo nuk do të thotë se ata përfaqësojnë shoqërinë amerikane sepse ata ju mbështesin ju dhe familjen tuaj të fortë."- Tha ai ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco