Hoxha: Problemi ynë është kryeministri i Shqipërisë, nuk e di çfarë i ndalon prokurorët të nisin hetimin

21:14, 21/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, duke folur për skandalin McGonigal-Rama, u shpreh se, problemi i shqiptarëve është kryeministri i Shqipërisë.

Sipas Hoxhës, nuk ka asnjë lloj arsye pse prokurorët nuk hapin hetimet për çështjen McGonigal në Shqipëri.

‘Në Shqipëri prej 48 orësh është një gazetar i Financial Times, që po merret me kamerat e përgjimit në rrugë dhe çështjen McGonigal. Në Shqipëri nuk lodhesh që ti kërkosh lidhjet e krimit me politikën, kjo është gjëja me e thjeshtë dhe këtu nuk i fsheh dot.

Problemi i vërtetë për në shqiptarët, nuk është Agron Neza, por problemi i vërtetë është ai që kemi votuar. Problemi jonë është kryeministri i Shqipërisë dhe qeveria që kemi votuar.

Nuk e kuptoj se çfarë e ndalon cilindo prokuror të Shqipërisë, jo veç sa është folur, por që në momentin e parë mund të hapte një çështje. Nuk shikoj asgjë që i ka penguar prokurorët tanë që të nisin hetimet.

Këmbëngulja për të mos hetuar këtë radhë, bën efektin e kundërt dhe bën që publiku të mendojë se këtu ka diçka, dhe prandaj këta po mundohet ta shmangin.

Një pjesë e veprimeve për dosjen e Uashingtonit, kanë ndodhur në Shqipëri, ka lidhje me shtetas shqiptarë, aty del ashiqare dhe kryeministri e ka takuar dhe e ka pritur’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco