Megaafera me inceneratorët/ Danaj: Ahmetaj duhet të ishte në burg, kryeministri të hetohet

19:09, 21/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar megaaferën e inceneratorëve  duke deklaruar se Arben Ahmetaj si i përfshirë në këtë skandal, duhet të ishte në burg tashmë.

Ai gjithashtu është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të vendoset në hetim në lidhje me këtë çështje sepse sipas tij çdo lëvizje kalon dhe firmoset nga ai.  

"Ministri i financave në atë kohë ka firmosur me dorën e tij qoftë dhënien e fondeve, qoftë edhe kontratën, dhe sa do të zgjaste ky lloj konçensioni. Ka qënë përgjegjësia e ministrisë së financave. Nuk mundet ne të shkojmë tek një zv.ministër apo një deputet, që ka qënë zoti Bllako, kur koka ka qënë zoti Ahmetaj. Mos harrojmë që në këtë vend asgjë nuk bëhet pa vendimin e kryeministrit. Unë mendoj se drejtësia shqiptare duhet të shkojë deri tek koka. Peshku është qelbur nga koka tashmë. Në këtë qeveri vendimin për gjithçka e ka marrë kryeministri i vendit. Zoti Ahmetaj pavarsisht se ka firmosur dhe është përgjegjës në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai duhet të ishte në burg sot, jo vetëm zoti Koka. Dhe kryeministri duhet të hetohet për këtë vendim që është dhënë dhe për këtë aferë. Kjo është një aferë shumë e madhe, me shifra që akoma nuk kemi parë vërtet realitetin e dëmin që po i bëhet këtij vendi. Po vazhdohet të hidhen para. Kemi akoma, përtej dy inceneratorëve që zotëria thotë që janë në punë por është në remon. Si mund të jetë në remon? Kur ka punuar ndonjëherë", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco