Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Fondi për pensionet, debate te 'Shëndetësia'. Vokshi: Pse e kaloni në mënyrë të nxituar?!

14:30, 21/02/2023
A+ Aa A-

Komisioni i  Shëndetësisë, ku u diskutua projektligji për  fondet e pensionit privat u shoqërua me debate mes maxhorancës e opozitës. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se projektligji po kalohet me procedurë të përshpejtuar. Sipas saj, komisioni përgjegjës, ai  i Ekonomisë dhe Financave, nuk duhet ta votonte ligjin që në këtë seancë, por pas diskutimeve me grupet e interesit. Sipas saj, deputetët demokratë janë përjashtuar qëllimisht për të paralizuar punën e komisioneve parlamentare.

Nga SYRI TV

DEBATI:

Deputetja e PD, Albana Vokshi: Gjithkush një ditë do të dalë në pension, gjithkush pret sa do ta ketë pensionin, si do t’i jepet pensioni, si do t’i llogaritet etj. dhe duhet të diskutohet në mënyrën e duhur, duhet të marrë kohën e duhur, duke përfshirë të gjitha palët. Është përcaktuar nga ana juaj se sot do të bëhet diskutimi në parim, sot do të bëhen diskutimet me palë ku nuk ka palë, sot do të miratohet dhe të enjten do të kalojë në seancë plenare. Shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit! S’ka pse të jetë me procedurë të përshpejtuar, një projektligj që prek çdo qytetar shqiptar. Në procedurën e bazuar në rregulloren e Kuvendit, pasi diskutohet në parim, pasi diskutohet me të gjitha palët e interesit, që unë kërkoj që të bëhet dëgjesë me të gjithë palët e interesit, kalohet nen për nen dhe pastaj i shkohet komisionit të Ekonomisë. Po a e dini ju që sot, me urdhër të Edi Ramës, janë përjashtuar 6 deputetë?! Gjysma e tyre në një gjyq politik, gjysma e tyre i përkasin Komisionit të Ekonomisë.  

Zv.Kryetarja Klodiana Spahiu: Ju lutem, zonja Vokshi, kjo s’ka të bëjë fare me procedurën. Ju lutem shumë, a ka mundësi të konkludosh? Nuk është e hijshme që të të heq mikrofonin.

Albana Vokshi: Po paralizoni...Mos ki frikë o Klodi, se mbrohet vetë Edi Rama, s’e mbron ti!

Zv.Kryetarja Klodiana Spahiu: Nuk është e hijshme të të mbyll mikrofonin!

Albana Vokshi: Po paralizoni punën e komisioneve parlamentare , po paralizoni me shkelje të Kushtetutës edhe seancën parlamentare... Edi Ramën nuk e shpëtoni dot në asnjë rast! Po mbytet dhe po ju merr për fat të keq edhe ju, po më lini të flas. A e dini që ju sot me urdhër të Lindita Nikollës është tentuar të ndalohet një nga deputetet e opozitës për të hyrë në Komisionin e Ekonomisë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco