KAFE SHQETO/ Çela: Qëllimi i pushtetit është ta nxjerrë Drilonin nga UNESCO

KAFE SHQETO/ Çela: Qëllimi i pushtetit është ta nxjerrë Drilonin nga UNESCO

12:23, 21/02/2023
A+ Aa A-

I erdhi radha edhe Drilonit në Pogradec t’i nënshtrohet betonizimit, falë një kontrate të qeverisë me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, për rikualifikimin parkut ujor Drilon-Tushemisht.

Kujtojmë se bëhet fjalë për të njëjtin fondacion që kërkon të marrë me koncesion parkun kombëtar të Butrintit dhe ka plane për ndërtime brenda tij, ç’ka është denoncuar me forcë nga Partia Demokratike dhe është paditur në Gjykatën Kushtetuese. Por jo më larg se dje, deputetja Ina Zhupa denoncoi me forcë edhe shkatërrimin e Drilonit,

Genti Çela, kryetari i degës së PD në Pogradec, deklaroi sot në emisionin “Kafe Shqeto” se kjo do të thotë se nëse ndërtohet në zonën e Drilonit e të Tushemishtit, atëherë rrezikohet që ky park të dalë nga UNESCO. Ky është një problem madhor për këtë qytet dhe për një nga oazet më të bukura që ka ky vend, tha ai.

“Thelbi për mendimin tim, - tha Çela. -  është tek ndërrimi i balancës mjedis-ndërtim, pra këta duan ta kthejnë gjithçka në beton, në ndërtim dhe sigurisht më pas tek balanca publik-privat, por jo tek privati si zhvillim i biznesit lokal, por si zgjatim o një lloj oligarkie që vjen nga qeverisja qendrore.

Shqetësimi kryesor i ekspertëve dhe urbanistëve është shkatërrimi i habitatit natyror që Driloni ka. Në fakt, e vërteta është që UNESCO përfshin Velinin, Drilonin dhe Tushemishtin, pra përjashtohet qyteti i Pogradecit, zona e qytetit të Pogradecit për shkak të ndërtimeve që ka aty.

Pjesa liqenore e qytetit nuk është në UNESCO për shkak të ndërtimeve  që janë në qytet, që do të thotë se nëse do të vazhdojmë të ndërtojmë në pjesën e Drilonit e të Tushemishtit, atëherë rrezikojmë daljen nga UNESCO, ç’ka do të ishte një lajm i mirë për bashkinë e Pogradecit. Unë jam i bindur se ata janë trishtuar kur UNESCO përfshiu pjesën e Drilonit dhe të Tushemishtit në mbrojtjen e vet, në administrimin e vet, sepse mendoi se abuzimet do të njihnin një lloj kufiri, por si duket as ky kufi nuk po njihet nga ata.

Realisht, është një problem madhor që përveç kostove të larta financiare që do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit dhe bashkisë, do të shkatërrojnë, kam frikë se përgjithmonë, atë habitat të mrekullueshëm, për shkak të kësaj barbarie mjedisore që po ndodh aty.

Injorimi që i bëhet UNESCO-s si “organ këshillues”, më kujton edhe njëherë atë atë shprehjen që “Europa nuk është me ne, po ne kemi Peqinin dhe Kavajën!!!”, ironizoi Çela./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco