Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Deklarata e fortë e aktivistit: Situata në Shqipëri më kujton ardhjen e nazizmit në Gjermani

19:49, 20/02/2023
A+ Aa A-

Aktivisti i rrjetit të Diasporës Daniel Nikolla i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv  ka bërë një krahasim të situatës aktuale politike në Shqipëri me ardhjen në pushtet të Partisë Naziste në Gjermani në vitin 1933.

Nikolla është shprehur se në Shqipëri po ngrihen figurat dhe jo institucionet ashtu si në kohën e nazizmit, gjithashtu po centralizohet komunikimi por në një mënyrë të moderuar, me atë të aplikacioneve siç është Aktivisti.

"Parlamenti Britanik ka shekuj që ka të njëjtën beteja, siç e quajnë ata, në parlament dhe në fakt për të filluar që nga spikeri i parlamentit, ai mund të vij nga njëra parti apo tjetra por sigurisht i referohet gjithmonë rregullores dhe ka pasur raste kur ka dalë edhe kundër partisë që e ka dërguar deri në atë pozicion për hir të demokracisë dhe drejtimit të parlamentit në një mënyrë të duhur. Unë analogjinë kryesore do ta bëja me referencën përpara 10-të viteve me Shqipërinë e ditëve të sotme, do ta krahasoja me ardhjen e nazistëve në pushtet në Gjermani, 90-të vitë më parë. Ata e filluan me një komunikim më të ndryshëm, me centralicimi të komunikimeve në figurat e ndryshme që ishin pjesë e partisë naziste. Pra nuk flitej më për ambasada, nuk flitej më për ministri apo për procese ligjore, gjyqësore, arsimi etj...por flitej për figurën e e ministrit të arsimit, për figurën e drejtuesit të partisë, për figurën e e ministrit të drejtësisë... deri në momentin që ata bien, e më pas re3ferohen apo lartësohen figurat e tjera. Në disa nga këto ngjashëri për mendimin tim janë duke filluar që nga aplikacioni i famshëm që doli (Aktivisti)."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco