Guillermo Lasso i mbështetur nga SHBA po shkatërron Ekuadorin me mafian shqiptare

Guillermo Lasso i mbështetur nga SHBA po shkatërron Ekuadorin me mafian shqiptare

19:36, 20/02/2023
A+ Aa A-

Nga Rohit Yadav, TFI Media

Koha në detyrë e presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso, mund të marrë fund së shpejti. Niveli i miratimit për të është tani nën 15 përqind. Dhe një tjetër skandal korrupsioni ka tronditur qeverinë e Guillermo Lasso.

Kjo është një histori e Ekuadorit, i cili ka qenë një hallkë e dobët në luftën e Amerikës Latine kundër drogës. Një histori për një koalicion ilegal të Lasso-s me mafian shqiptare.

Skandali korruptiv i Guillermo Lasso

Një portal lajmesh në Ekuador, La Posta, ka ekspozuar përfshirjen e administratës së Lasso-s me një rrjet trafiku droge. Portali bëri të ditur se një raport i fundit nga Njësia kundër Narkotikëve të Policisë Kombëtare të Ekuadorit tregon marrëdhënien e ngushtë mes qeverisë ekuadoriane dhe një rrjeti të trafikut të drogës. Rrjeti drejtohet nga Danilo Carrera, kunati i presidentit Lasso. Miku i Carrera-s, Ruben Cherrez përmendet gjithashtu në dosje.

Sipas raportit, qeveria synonte ta shkatërronte këtë dokument. Aty tregohet se si Carrera dhe shoku i tij, Ruben Cherrez u takuan me mafian shqiptare. Gjithashtu, se ata kishin lidhje me një biznes që shfaqej si mbulesë për shitjen e drogës.

Drejtuesi i grupit investigues, gazetari Andersson Boscan, deklaroi se raporti prej 145 faqesh, në të cilin ai ka pasur akses, do t’u dorëzohet autoriteteve përkatëse, gjykatave, parlamentit dhe medias.

Këto zbulime të reja i shtohen atyre të mëparshmeve rreth prezencës së pretenduar të një rrjeti korrupsioni në korporatat publike të sektorit të energjisë i njohur si ‘Rasti Encuentro’.

Kriza e Ekuadorit

Ekuadori është qendra e mafies shqiptare. Trafiku i drogës, njerëzve dhe armëve janë të gjitha aktivitete të zakonshme për mafian shqiptare.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Ekuadori ishte i treti në botë për sa i përket sasisë të kokainës së kapur në vitin 2022, pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjetjet tregojnë se Ekuadori kaloi nga një vend i konsideruar një vend transit droge në një qendër për shpërndarjen dhe eksportin e substancave të paligjshme.

Po si erdhi mafia shqiptare në Ekuador?

Mafia shqiptare

Në vitet ’90, Ekuadori regjistroi emigrimet e para të shqiptarëve. Ata kanë emigruar kryesisht në qytetet bregdetare. Disa shqiptarë kanë krijuar kompani të ligjshme dhe të paligjshme në vend, duke u marrë me trafikun e drogës dhe armëve si dhe me pastrimin e parave, ndër krime të tjera.

Ata kanë zbuluar se Ekuadori është joshës për eksportin e drogës, sepse kufizohet me Kolumbinë, e cila është e njohur për kokainën. Për më tepër edhe për eksportin e armëve, për shkak të afërsisë me Perunë. Për të fituar para në mënyrë të fshehtë dhe për të pasur aftësinë për të dërguar ose fluturuar drogën në Evropën Lindore, ajo konsiderohet si një qendër logjistike në këtë mënyrë.

Autoritetet gjithashtu liruan në mënyrë diskrete vitin e kaluar trafikantin më famëkeq të kokainës, Dritan Rexhepin.

Faji i Lasso-s

Lidhjet e qeverisë së Ekuadorit me mafien shqiptare kanë zbuluar aktorët kryesorë që qëndrojnë pas krizës së Ekuadorit. Lasso është një nga liderët e paktë të qendrës së djathtë në rajon. Ai e konsideron SHBA-në si aleate. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithashtu qeverinë e tij dhe kanë dhënë disa ndihma për vendin.

Ka pyetje se pse SHBA po e ndihmon qeverinë e Guillermo Lasso-s, e cila është e mbytur në skandale korrupsioni. Kritikët thonë se SHBA përfiton nga tregtia e drogës dhe armëve dhe Lasso ndihmon fshehurazi Uashingtonin.

Qeveria e Lasso-s ka dobësuar luftën e Amerikës Latine ndaj drogës. Jo vetëm kaq, por ajo ka rritur tregtinë e paligjshme të drogës në vendin e saj, por edhe në rajon. Nuk do të jetë e largët dita kur të thuhet se lobi amerikan i armëve dhe drogës i ka duart pas kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco