'Vjen me pallto në studio', 'Të kanë futur kasetën'/ Debat mes avokatëve Gjokutaj dhe Vishaj: Je xheloz!

22:29, 17/02/2023
A+ Aa A-

Avokatët e njohur Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj ndajnë mendime të kundërta për skandalin Rama-McGonigal. 

"Çim Peka Live", Vishaj mori në mbrojtje kryeministrin Edi Rama duke pretenduar se nuk ka çështje penale ndaj tij.

Por për Gjokutajn SPAK duhet të kishte hapur hetimet dhe të kërkonte letërporosi nga prokuroria e Uashingtonit. 
 
Debati mes avokatëve u intensifikua deri në etiketime ironizuese ndaj njëri-tjetrit. 

Pjesë nga debati në Çim Peka Live

Gjokutaj: Hera e fundit që po ta them. Ke një problem shumë të madh vëlla. Ke krizë identitet...

Vishaj: Je avokat dhe duhet të më përgjigjesh si avokat. 

Gjokutaj: Lere ti avokatinë timë se e kanë provuar të tjerë, nuk ngele ta provosh ti. Vjen mer pallto në studio, as pallton nuk e heq. 

Vishaj: Nuk kam këmishë blu. E kam këmishën të kuqe. Mos u bëj xheloz për pallton se ma ka blerë gruaja. 

Gjokutaj: Xheloz për pallton? Uaaaa. 

Vishaj: Nuk ka çështje penale për kryeministrin. Ku të përgjigjet kur s'ka çështje penale?

Gjokutaj: Bëhu serioz se le nam. 

Vishaj: Ai që bërtet nuk ka të drejtë. 

Gjokutaj: Ti nuk dëgjon, të kanë futur kasetën këtu dhe të kanë thënë ik lere atje. 

Vishaj: Unë s'i hyj politikës siç i ke hyrë ti. 

Gjokutaj: Pse SPAK-u nuk regjistron një çështje që t'i hapë rrugë letërporosisë? 

Vishaj: Është Ministria e Drejtësisë që i hap rrugë letërporosisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco