Çështja McGonigal, Shtuni: Deri tani dihet shumë pak për këtë dosje

Çështja McGonigal, Shtuni: Deri tani dihet shumë pak për këtë dosje

21:10, 17/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni i cili jeton e punon në SHBA, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ është shprehur se, në lidhje me çështjen McGonigal, dihet ende shumë pak.

Shtuni u shpreh në SYRI TV, se zakonisht këto çështje nuk shkojnë në gjyq fare, sepse arrihet marrëveshje pa shkuar para gjykatësit, por këtë herë kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur.

Shtuni bëri të ditur se, gjyqi ndaj ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal do të nisë në datën 24 shkurt.

‘Ky është një rast i pagjykuar dhe ne dimë shumë pak në lidhje me atë që ka ndodhur realisht. Gjykimi nis në datën 24, pra të premten që vjen. Kemi dy aktpadi, për të cilat personi i akuzuar ka thënë se është i pafajshëm.

Në fakt gjykime të tilla mbyllen pa vajtur para gjykatësit, sepse arrihet marrëveshje mes prokurorit dhe avokatit mbrojtës dhe në raste si ky rast, nëse ka prova të mjaftueshme, personi i akuzuar thotë më kapët dhe pranon fajin dhe pranon një dënim më të ulët në këmbim të informacioneve.  

Por deri më tani, ky person nuk e ka pranuar që ka shkelur ligjet.

Ky person në mënyrë që ti shmanget një dënim më të rreptë, do të përdorë të gjitha kartat që ka, edhe pse deri më tani nuk e dimë se çfarë kartash ka’, u shpreh gjatë intervistës së tij në SYRI TV, Eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco