Bardh Spahia uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Gjakova: Të punojmë si një komb drejt BE-së

Bardh Spahia uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Gjakova: Të punojmë si një komb drejt BE-së

13:06, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga qyteti i Gjakovës.

‘Si një komb le të festojmë e të punojmë së bashku për të shënuar të tjera arritje, tashmë me sfidat e reja që na presin përpara, e duke shpresuar që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

E ku më bukur se në qytetin e Gjakovës të urosh këtë përvjetor të 15-të të pavarësisë, e njëkohësisht të përkulesh me nderim dhe respekt ndaj aktit sublim të bijve e bijave të këtij kombi që derdhen gjakun për liri.

Falenderoj kryetarin e komunës Gjakovë Ardian Gjini për ftesën dhe mikëpritjen ndaj meje dhe delegacionit të Bashkisë Shkodër. Si një komb le të festojmë e të punojmë së bashku për të shënuar të tjera arritje, tashmë me sfidat e reja që na presin përpara, e duke shpresuar që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane.

Gëzuar 🇦🇱 🇽🇰

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco