Afera për portin e Durrësit/ Berisha akuza Ramës: Po grabit pronën! A u takua në Abu Dhabi me Amant Josifin, apo çoli Oltën?

Afera për portin e Durrësit/ Berisha akuza Ramës: Po grabit pronën! A u takua në Abu Dhabi me Amant Josifin, apo çoli Oltën?

13:02, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza  ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po grabit pronën me aferën e Portit të Durrësit.

Po ashtu, Berisha ngriti dyshime se Rama mund të jetë takuar me Amant Josifin në Abu Dabi.

“Për Durrësin ka shkelur çdo rregull, ka shkelur marrëveshjen e stabilizimi asociimit, por grabit pronën më të madhe të vendit, me bandën e tij, me Amant Josifin. Pyete njëherë e takoi apo nuk e takoi në Abu Dabi, apo çoi Oltën për ta takuar?”, tha Berisha.

Ndërsa për aferën e inceneratorëve, Berisha tha: “E zezë mbi të bardhë është shkruar 29 euro për ton kur të digjen nga inceneratori. Kurse këta për të vjedhur nxorën të panderuarin (çmimin)  që  nuk ekziston në kontratë”.

Berisha hodhi dyshime edhe për vdekjen e vajzës nga Kenia, që sipas tij krimi po fshihet: “Kush e vrau kenianen, kush e fsheh krimin? këta e fshehin krimin. Por e vërteta do dalë. Këta janë të inkriminuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco