SYRI TV/ 'Në emër të lirisë': Ish-komandanti i UÇK, Rexhep Selimi pikturon dhimbjen nga Haga

10:46, 17/02/2023
A+ Aa A-

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka pikturuar dhimbjen pas dyerve të burgut. Piktori ka derdhur në telajo, në Hagë, elementë të folklorit, ndërsa e shoqja thotë se gjykata është treguar e padrejtë, pasi të dënuarit nuk kanë kryer krime lufte, por i kanë dhënë lirinë Kosovës.

Nga SYRI TV

Pas dyerve të burgut, i akuzuar nga Prokuroria e Dhomës së Specializuar në Hagë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Rexhep Selimi, prej dy vjetësh mes vuajtjesh, gjen pakëz dritë, për të pikturuar elementë të folklorit shqiptarë në vigjilje të ditës së Pavarësisë së Kosovës, si mesazh përbashkues për shqiptarët.

Në mungesë  të pranisë së të shoqit, Shqipe Selimi rrëfen në ambientet e COD, emocionet e çeljes së ekspozitës me 157 punime.

Piktori ëndërron, kujton e rebelohet në tablotë e emëruara me kodin R10, shifër me të cilën u identifikua edhe më vonë, nga bashkëbisedimet me komandantë e luftëtarë, ndërsa e shoqja pret të vihet drejtësi, për komandantin që ia dedikoi jetën lirisë.

Ekspozita “Në emër të lirisë” është një formë për të kërkuar brendinë e njeriut, e përmes këtyre pikturave Rexhep Selimi e ka shpëtuar veten.

Gazetare: E. Xhemali

Operator: A. Muka

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco