SYRI TV sot në Prishtinë, ceremonitë dhe festimet e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

SYRI TV sot në Prishtinë, ceremonitë dhe festimet e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

10:27, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kosova kremton sot 15-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe në vend po zhvillohen ceremoni të shumta shtetërore. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në Prishtinë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkarisht po ndjekin të gjitha aktivitetet  zyrtare për këtë ditë të shënuar.

Gazetarja Albionë Zhitia e SYRI TV në Kosovë po i  ndjek hap pas hapi, aktivitetet shtetërore që kanë filluar herët. Në një lidhje direkt me studion e SYRI TV në Tiranë, Zhitia tha:

“Përshëndetje nga Prishtina. Sot jemi gdhirë në ditën e Pavarësisë, 15 vite më pas, kur u shpall shteti i Kosovës. Dita ka filluar me një axhendë të ngjeshur për Qeverinë e Kosovës, e cila ka mbajtur mbledhjen solemne në orën 8 të mëngjesit, për të vazhduar më pas me homazhet tek varri i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Demaçit si edhe te shtatorja e Heroit Adem Jashari.

Gjithashtu pritet të ketë edhe një ceremoni solemne në Kuvendin e Kosovës,  ku do të mbahet seanca solemne me rastin e Pavarësisë së Kosovës dhe në orën 12:00 do të fillojë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, po ashtu edhe të Policisë.

Kurti do të ketë një axhendë të ngjeshur për sa i përket aktivitete nga Qeveria po dhe nga Komuna e Prishtinës, e cila ka organizuar një mori organizimesh brenda shesheve të kryeqytetit, aktivitete të ndryshme kulturore ku do të përfshihen të gjitha qytetarët e Kosovës, edhe pse në dallim nga vitet e kaluara, Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë asnjë mjet për këtë festë. Në këtë mënyrë, i gjithë organizimi për sa i përket jetës kulturore, artistike për të shënuar këtë festë është bërë vetëm nga Komuna e Prishtinës. Kjo nuk ka ndodhur më parë sepse është dhënë gjithmonë një fond për organizimin e Ditës së Pavarësisë, mirëpo nga Qeveria e Kosovës është gjykuar se  nuk është e nevojshme të ndahen fonde shtesë duke mbajtur parasysh se është një kremtim që mund të shënohet edhe me më pak buxhet.

Në anën tjetër, në kuadër të urimeve, kemi pasur urime të ndryshme nga shtete më të fuqishme, të cilat edhe 15 vite më parë kanë qenë në krah të Kosovës dhe ndër të parat që kanë pranuar pavarësinë e saj,” nënvizoi në vijim Albionë Zhitia.

Image

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco