Baton Haxhiu: Agron Neza mund të jetë dëshmitar në gjyqin që po bëhet në SHBA

21:13, 13/02/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, Agron Neza pritet të jetë dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet në SHBA për ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Neza pritet të jetë dëshmitar në gjyqin e Uashingtonit ku Edi Rama përmendet në 14 pika të akuzës.

‘Gjëja më fajësuese, mund të merret fjalia që ky ka takuar McGonigal, në prezencë të Agron Nezës, i cili lë të nënkuptohet se do të jetë dëshmitar në procesin gjyqësor.

Neza është në Tiranë dhe lë të kuptohet se ai ardhjen e ka të kushtëzuar.

Ajo që mund të interpretohet politikisht është ajo që sqaron takimin e Edi Ramës me aktorët, të cilët si Nju Jork Times, edhe Uashington Post ka fjalinë që thotë se, McGonigal ka përfaqësuar disa pika të interesave politike dhe të qeverisë’, u shpreh Baton Haxhiu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco