Yuri Kim ndjek në rrjetet sociale ‘sekserin’ e Edi Ramës në mega-skandalin me Charles McGonigal

Yuri Kim ndjek në rrjetet sociale ‘sekserin’ e Edi Ramës në mega-skandalin me Charles McGonigal

10:05, 13/02/2023
A+ Aa A-

Dorian Duçka konsiderohet nga mediat ndërkombëtare jo vetëm këshilltari hije i Edi Ramës, që lidh fijet me mega-skandalin e Charles McGonigal, por edhe si njeriu që e lidh Ramën edhe me emra të tjerë të korrupsionit ndërkombëtar.

Madje mediat e mëdha amerikane raportojnë se Dorian Duçka mund të jetë fija që lidh skandalin e Charles McGonigal me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden.

Para disa kohësh, Duçka i kishte dërguar një ftesë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë pati një email të shkëmbyer mes Duçkës dhe Biden.

Por rrjetet sociale duket se e lidhin Duçkën edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit është ndjekëse e Duçkës në rrjetet sociale, më konkretisht në Instagram, ku Kim është aktive.

Edhe pas shpërthimit të skandalit të rëndë, Kim vazhdon të jetë ndjekëse e ‘sekserit’ ndërkombëtar të aferave të Ramës.

Kujtojmë se opozita e ka akuzuar Yuri Kim se ka vepruar si McGonigal me fustan. Sipas saj, Kim jo vetëm nuk ka raportuar takimet e saj të dyshimta, por nuk e ka denoncuar këtë skandal te autoritetet amerikane, edhe pse kishte dijeni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco