Tritan Shehu: Dje filloi një lëvizje popullore politike, me një protestë masive demokratike!

Tritan Shehu: Dje filloi një lëvizje popullore politike, me një protestë masive demokratike!

14:50, 12/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me një status në facebook për protestën e opozitës të mbajtur ditën e djeshme.

Shehu e ka cilësuar si një protestë të jashtëzakonshme që ka kulmuar me nisjen e një lëvizje popullore politike. Ai ka theksuar se ky trend i lëvizjes do të jetë në rritje.

Postimi Shehut:

Dje filloi nje levizje popullore politike, me nje proteste masive demokratike!

Pa asnje dyshim trendi i kesaj levizje do te jete ne ngritje!

Sepse shqiptaret kane shume per te protestuar politikisht cdo dite!

Sepse eshte „keq politika“ e Rames e Rilindjes, qe ka cuar ne kete gjendje te mjerueshme vendin.

Skandali i fundit McGonigal eshte vetem nje simptom, nje turp, nje tradheti, i ketij rregjimi, qe mbijetesen e bazon te korrupsioni i tij e korruptimi i faktoreve.

Tek perdorja me tej e atyre per te goditur opoziten e konsoliduar autokracine.

Tipike kjo per te tilla rregjime, qe sjelin, sic po ndodh te ne vetem:

--Varferi, pa punesi, shkelje te dinjitetit njerezor, mohim te te drejtave thelbesore, si politike, sociale, arsimore, shendetesore e me tej tek rrenimi i parlamentarizmit…

E tille ishte levizja e protesta e djeshme, politike e demokratike, dhe do te jete e tille!

E hapur per te gjithe, qe donin apo do te duan te behen pjese e kesaj levizje, edhe ndaj atyre qe munguan.

Qe kerkon t’i kundervihet edhe synimeve per te cbere opoziten, per ta kthyer ate ne nje instrument te rregjimit, per t’i hequr deri te drejten e perfaqesimit ne zgjedhje.

Nje proteste e levizje kjo thellesisht demokratike per te rivendosur demokracine.

E perseris kete tipar thelbesor, sepse po degjoj ndonje, qe mund ta kete ndjekur nepermejt TV.

Dhe qe sot „shqetesohet“ per mos „djegjen“ e kryeministrise, per ardhjen ne Tirane me makina, per mesazhet qytetare, qe ajo transmetoi.

Sic duket keta nuk e njohin historine e PD, qendresen e saj demokratike, qe po jua kujtoj:

--PD lindi me 1990 nepermejt levizjeve popullore, demokratike.

--Ishte PD ajo qe ne shkurt 1991, me gjithe agresionin provokues te kryer ndaj saj, shmangu dhunen, shmangu deri tentativat per te sulmuar te ashtuquajturin « bllok ».

Dhe fitoi!

--Ishte PD, qe me 1997 u sulmua e u godit, por qe qendroi paqesore e dorezoi pushtetin per te shmangur me te keqen.

--Ishte PD e Berisha, qe me 2005 u rikthye ne pushtet, duke respektuar te gjitha parimet demokratike ne luften e saj politike!

--Ishte PD e Berisha qe me 2013, pasi realizoi nje proces zgjedhor shembullor, kaloi paqesisht ne opozite.

Le ta mesojne, nqs e kane nga mos njohja.

Se mund ta kene edhe nga deshira e misioni per te provokuar!

Por PD perseri do te fitoje ne rruge demokratike per te rivendosur demokracine!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco