FOTO/ Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama

FOTO/ Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama

11:36, 12/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërdarë në faqen e tij në Facebook, jehonën që ka gjetur në mediat e mëdha botërore, protesta madhështore e shqiptarëve një ditë më parë në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Postimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq, të gjitha agjencitë, radiot, televizionet gazetat, kryesore të lajmeve të botës Reuters, AP, AFP Ansa, VOA, DW, REL i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme në SHBA, Europë dhe kudo në botë protestës madhështore të opozitës Shqiptare kundër korrupsionit të tij dhe vjedhjes së shqiptarëve si dhe kundër korruptimit nga ana e Edi Ramës të kreut të kundërzbulimit të FBI McGonigal si vrasës me pagesë ndaj opozitës shqiptare.

Një falënderim të sinqertë mediave që protestën tonë e bënë kryelajm të ditës në mbarë botën dhe mirënjohje të pakufishme qindra-mijëra qytetarëve që u mblodhën dje nga të katër anët e vendit kundër armikut tyre të egër Edi Rama. Rroftë Revolucioni!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco