Alimehmeti: Jemi përballë një kanceri korrupsioni, ne kemi vendosur të largojmë shkaktarët!

Alimehmeti: Jemi përballë një kanceri korrupsioni, ne kemi vendosur të largojmë shkaktarët!

12:49, 11/02/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e z. Ilir Alimehmeti në protestën e opozitës:

"Rama ik!

Miq, qytetarë, shqiptarë, jemi shumë! Shihni rreth e rrotull. Por janë shumë e më shumë ata që na ndjekin nga larg. Janë qindrafish më shumë ata që i kanë sytë tek ne, që i varin shpresat te ne. Pse? Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm ne të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, se shtëpia bosh kur na ikin njerëzit tanë, familjarët, miqtë,  se në fund fare ç’i mbetet prindit po i iku fëmija?! Ç’i mbetet Shqipërisë, po i iku rinia?

Pse jemi ne këtu në muajin më të ftohtë?! Se s’ka vend më të ftohtë se zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, e dimë se s’ka asgjë aty brenda. E dinë që s’ka asgjë aty brenda. ngrohtësinë e kanë vetëm për xhepin e tyre, ftohtin e kanë për ne.

Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni. Ka shkuar ky edhe ndërkombëtar, në nivele të frikshme. Jemi vënë përballë një hemorragjie nga shpopullimi. Jemi vënë përballë një humbjeje, pagjumësie, nga sistemi i drejtësisë, shurdh, ndaj gjithë këtyre “sëmundjeve”.

Ne kemi dy mundësi, miqtë e mi: Kemi mundësinë të qëndrojmë, të përballemi, mbështetur mbi rrënjët tona të forta krenare apo kemi mundësinë të largohemi, si gjethe të shpërndara nga stuhia. Mirëpo jo, ne kemi vendosur të qëndrojmë, të përballemi, të mos largohemi! Ne kemi vendosur të largojmë, ata që janë shkaktarë të gjithë këtyre sëmundjeve! Kemi vendosur ta marrim fatin e Shqipërisë në dorë, vet!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco