Ylli Manjani: Këta diplomatarucët e DASH-it ku janë që nuk ndjehen më?!

Ylli Manjani: Këta diplomatarucët e DASH-it ku janë që nuk ndjehen më?!

10:03, 11/02/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ylli Manjani

Kishte kohë që Amerikën politike e shihnim të vogël, të rrudhur e meskine. Merrej me çdo budallëk të politikanëve tanë dhe na dukej e çuditshme.

Por ja, McGolja është prova e zvogëlimit politik të Amerikës para syve tanë.

Gjithë ajo Amerikë e madhe merrej me muhabete kafenesh shqiptare kundër një pensionisti politik këtu.

Zaten prandaj dhe e ndritën në Afganistan, Siri, Ukrainë e gjithandej. Se po merrshin me pensionistin Berishë, që ua serviri McGolja me lekët dhe për interesin e Edi Ramës.

Meqë ra fjala këta diplomatarucët e DASH ku janë që s'ndjehen më?! Se na mbinë në televizionet e Edi Ramës me intervista e deklarata palaçosh.

Ja përse nuk jepnin prova, se nuk kishin. Ç'të jepnin goglat e McGoles apo pordhët e Edinit?!

Shumë zhgënjim ishte kjo Amerikë politike.

Se do rrjeshtohej një Amerikë e madhe kundër një opozite politike në Shqipërinë e vogël, më keq akoma në favor të një regjimi politik monist, nuk na e rrokte mendja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco