Kreu i opozitës: Rama e ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që hetuan Saimir Tahirin

Kreu i opozitës: Rama e ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që hetuan Saimir Tahirin

13:15, 10/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka rrëfyer sot se si është shfrytëzuar nga kryeministri Edi Rama, reforma në drejtësi e sidomos, verfikimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e tij personale dhe interesat politike në raste specifike.

Berisha solli në vëmendjen emrin e Ardi Veliut, sot drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e më parë, Drejtor i Përgjithshëm në Polici dhe poste të tjera të larta.

"Ju e dini që Ardi Veliu është një nga manipulatorët dhe ky është një nga njerëzit që ka takuar më shumë McGonigal, Ardi Veliu, - theksoi Berisha. -  Kjo është e sigurtë, shumë e sigurtë. 

McGonigal me kërkesë të Ramës, ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi sepse ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh. Deri këtu ka arritur degradimi i vettingut nga Edi Rama", nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco