Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Zhvatjet nga qeveria, kreu i PD: Do të fillojë praktika 'emëro dhe turpëro'! Emërimi është një, 'Hajdut, ke vjedhur'

Zhvatjet nga qeveria, kreu i PD: Do të fillojë praktika 'emëro dhe turpëro'! Emërimi është një, 'Hajdut, ke vjedhur'

12:56, 10/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike nuk do të mungojë pa demaskuar çdo vjedhje të qeveritarëve me emrin përkatës dhe bëmën e tij. Berisha e quajti sot këtë praktik♪7 "si emëro dhe turpëro" dhe solli rastin e zhvatjes më të fundit nga qeveria të parasë publike me pistën e garave në Elbasan.

"E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku?! - u tha Berisha gazetarëve gjatë konferencës. -  Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.

Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për t'u mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit!!!

Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika "name and shame" (emëroje dhe turpëroje). Emërimi është vetëm një: Hajdut, ke vjedhur!  Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh,është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco