Berisha: Po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën

Berisha: Po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën

12:47, 10/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi sot se pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal,  po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën. 

:Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka, - bëri të ditur Berisha për mediat. -

Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk.  E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr dhe ky shtetas turk thuhet se ia paska dhënë Agron Nezës, për t'ia dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte "do vijnë, do vijnë", sepse i priste nga Duçka ato para. 

Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm," nënvizoi kreu i PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco