Një ditë para protestës së madhe/ Harxhi: Pse 11 shkurti është i rëndësishëm për shqiptarët

12:46, 10/02/2023
A+ Aa A-

Për protestën kombëtare të 11 shkurtit, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës, ku bën me dije se ky tubim do të zhvillohet në Bulevardin Deshmorët e Kombit duke filluar nga ora 12:00, si dhe thekson se priten që të jenë pranishëm deri në 100 mijë protestues.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, për të folur më shumë mbi këtë protestë ishte Edith Harxhi Anëtare e Kryesisë së PD-së, e cila u shpreh se synimi i kësaj proteste ngelet që nesër të bashkohet në bulevard edhe ajo pjesë e qytetarëve që më parë protestën kanë zgjedhur ta shikojnë nga televizori ndonëse janë të prekur rëndë nga qeverisja Rama.

“Ne si kryesi jemi shpërndarë të gjithë, ka disa javë tashmë, natyrisht ne vazhdojmë punën gjatë gjithë kohës, por këto javët e fundit e kemi shtuar angazhimin tonë dhe jemi teë gjithë në terren pa përjashtim, duke u angazhuar me qytetarët për t'ju shpejguar rëndësinë e kësaj proteste. Normalisht, qytetarët janë mjaft të alarmuar vetë për gjendjen ekonomike dhe gjithçka tjetër.

Megjithatë është ajo pjesë e qytetarëve shqiptarë që duhet ndërgjegjësuar ende të cilët janë jo të paktë në numër dhe vazhdojnë t'i shohin protestat në televizor ose media sociale. Kështu që ne na duhet të punojmë me atë pjesë që nuk është aktiviste në Partinë Demokratike por qytetarë të thjeshtë që natyrisht duhet të na besojnë ne për atë që do bëjmë. Në momente të caktuara të historisë së një populli janë revoltat qytetare popullore që largojnë qeveritë. Normalisht revoltat qytetarë nuk drejtohen nga parti politike, ato vijnë nga qytetarët, por situata në Shqipëri është e tillë, dhe si e tillë në këto dhjetë vite ne mendojem se ato 900 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi, shumica prej tyre kanë qenë mbështetës të PD, ku shumë prej tyre janë larguar nga puna, të tjerë nuk kanë pasur mundësinë as të punësohen, nuk kanë parë një dritë jeshile, kështu që për këtë arsye ne duhet të bëjmë zinxhirin e madh kombëtar tek ajo pjesë e cila është ende pak e tkurrur “ u shpreh Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco