VIDEO-SYRI TV/ Ish-agjenti i FBI: McGonigal mund të ndikonte për vendosjen e emrave të personave ’non grata’

11:27, 10/02/2023
A+ Aa A-

‘Charls McGonigal mund të ndikonte edhe për vendosjen e emrave në listën e personave ‘non grata’ nga SHBA’. Kështu deklaroi në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Piter Lapp, ish-agjent i FBI-se dhe ish-vartës i McGonigal. Ai i cilësoi të pazakonta takimet me Kryeministrin Rama. Sipas tij, për këto takime Mcgonigal duhet të merrte aprovimin e Departamentit te Shtetit.

Nga SYRI TV

Ish agjenti i FBI-së, njëherësh ish-vartës i Charls McGonigal, Peter Lapp, deklaroi ekskluzivisht për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se shefi i kundërzbulimit në FBI, mund të ndikonte për të vendosur emra, në listën e personave të shpallur ‘non grata’ në SHBA.

Në intervistën e transmetuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Lapp shtoi se duke pasur parasysh pozicionin e tij në FBI, McGonigal mund të kishte aftësinë edhe të hapte hetime.

Të pazakonta, i cilëson ish-agjenti i FBI, Peter Lapp, takimet e kryeministrit Rma me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, 4 prej të cilave janë bërë në Shqipëri dhe një në New York.

Lapp shtoi se në vizitat edhe takimet e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, me kryeministrin Rama apo edhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Shqipëri, duhet të ishin të pranishëm, përfaqësues nga ambasada amerikane në Tiranë.

Sipas ish-vartësit të McGonigal, Peter Lapp, këto takime kanë qenë kundër protokollit.

Intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco