PD në Shkodër, angazhim maksimal për organizimin e protestës së 11 shkurtit

PD në Shkodër, angazhim maksimal për organizimin e protestës së 11 shkurtit

11:25, 10/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike në Shkodër është angazhuar maksimalisht me strukturat e saj për organizimin e protestës kombëtare më 11 shkurt përpara Kryeministrisë.

Deputetja demokrate Greta Bardeli tha se vazhdojnë komunikimet me qytetarët, falë punës së nënkryetarëve, Forumit Rinor të PD, Lidhjes Demokratike të Gruas, grupseksioneve,seksioneve dhe anëtarësisë së PD.

Takimet po kryesohen nga kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, deputetja Greta Bardeli dhe drejtues të tjerë të PD në këtë qark si Gjenarin Kapcari,Vildana Gushta, Qashif Hoxha, Arben Lushaj dhe Ndoc Ashta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco