Arifi: Serbia e ka të obligueshme njohjen e Kosovës

17:40, 07/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri Tv ishte Dritero Arifi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Prishtinë.

Arifi ka deklaruar se Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman dhe presioni tani ka kaluar në anën e Serbisë.

"Plani është shumë i rëndësishëm për Kosovës, qeveria e ka dhënë konfirmimin e këtij plani. Sipas ndërkombëtarëve kjo është një marrëveshje e përkohshme ky palët do të përfundojnë me njohje de juro pasi tani jemi në kushtet e një njohje de fakto.

Asociacioni është pranuar dhe ajo që ka mbetur për të diskutuar mbetet emri i këtij grupimi. Kurti nuk e ka kundërshtuar thelbin e asociacioni pasi është në kornizat e kushtetutës ndërsa vetëm emërtimi se si do të cilësohet ka mbetur në diskutim.

Kjo marrëveshje e ka dërguar presionin në palën serbe pasi Kosova e ka pranuar këtë marrëveshje të planit franko-gjerman.

Mbi këtë plan nuk kemi asnjë informacion zyrtar pasi askush nga ka pasur akses mbi këtë plan përveç palëve diskutuese.

Çdo shtet që bën kërcënime duhet ta përfundoj,ndërsa qeveria e Kosovës nuk i ka kushtet që ta përfundojë deri në fund aksionin e saj, do të duheshin veprime më të logjikshme dhe të mos ndërmarrë aventura që mund ti kthehen në bumerang.”- Tha ai ndër të tjera.

/Eraldo Stafuka-Syri Net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco