Gazetari për Syri Tv: Situatë e vështirë, komuniteti shqiptar në Turqi ka pasur vetëm dëme materiale

17:11, 07/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferko ishte gazetari shqiptar në Izmir të Turqisë, Sokol Brahaj.

Brahaj është shprehur se situatë është shumë e vështirë pasi kushtet fizike që të transportohen ndihmat mungojnë nga rrugët dhe urat e shembura pas tërmetit. Për fatin emirë në komunitetin shqiptar atje ka pasur dëme por vetëm materiale.

"Situata në epiqendrën kryesore ku ka ndodhur tërmeti po lehtësohet pak pasi janë përqendruar të gjitha ndihmat e shpejta. Vendi më problematik ku pasditen e sotme kanë shkuar ndihmat jashtë qyteti Hatay.

Ajo që po transmetojnë mediat në Hatay, porti i madh është përfshirë në flakë ku mijëra kontinier po digjen dhe prej orësh të tëra nuk po arrihet të vihen nënë kontroll flakët.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në një territor të gjerë ku sipas informacioneve janë ndjerë deri në Kajro të Egjiptit.

Në ndana është një komitet i madh shqiptarësh ku ka pasur dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti. Por për fat të mirë ka pasur dëmtime materiale dhe nuk është raportuar për dëme në njerëz. Kemi pasur probleme me lidhjet telefonike sepse shkëputet linja."

/Eraldo Stafuka-Syri.Net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco