Edhe 400 mijë eurot ishin të Alda Klosit/ Vinin nga persona të ndryshëm

Edhe 400 mijë eurot ishin të Alda Klosit/ Vinin nga persona të ndryshëm

10:13, 04/02/2023
A+ Aa A-

Një dëshmi e re e dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi, ka çuar në pranga zyrtaren Alda Klosi! Kjo e fundit është arrestuar mbrëmjen e së premtes, me akuzën e pastrimit të parave. Dëshmia e pastrueses, e cila ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani më bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin bashkëshortin, me të cilin kishte pasur konflikte. Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte nisur që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj.

Deri ditën e djeshme Rozeta Dobi nuk e kishte pranuar se kujt i përkisnin paratë, por vetëm për shumën prej 125 mijë eurosh kishte pohuar se ishin marrë nga shtëpia e Klosi. Por dje ka deklaruar se dhe shuma tjetër e gjetur në tubin e aspirimit në shtëpinë e saj i përkiste Alda Klosit.

Dëshmia e Rozeta Dobit, duket se ka hedhur dritë edhe mbi pronarët e 400 mijë eurove që iu gjetën pastrueses së shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit. Ka dyshimet të forta se edhe këto 400 mijë euro i përkasin zyrtares Alda Klosi.

“Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Prokuroria po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco