Berisha: Rama kreu një akt shumë armiqësor ndaj SHBA, McGonigal nuk është i vetmi

19:50, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Charles McGonigal nuk është i vetmi i korruptuar nga Edi Rama për të goditur opozitën. 

"Për të gjithë ata që duan demokracisë, që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme dhe jo për t'u braktisur, duhet të ngrihemi o sot o kurrë për përmbysjen e tij. Përgjegjësia është absolute. Jemi në kushte të një diktature krimi, droge dhe vjedhje që tejkalon çdo sistem tjetër diktatorial në mosrespektimin e rregullave. Këtu ka vetëm malinjitetin, keqësinë shpirtërore të një njeriu që nxjerr trashëgimninë atërore ndaj qytetarëve, opozitës dhe shpreson se kështu do të rrijë më gjatë se etërit e tij në pushtet. Unë mendoj se ne duhet të fitojmë, unë besoj se ne duhet të luftojmë, ne duhet të ngrihemi. Koha është për një revolucion demokratik. Çfarë veprimesh nuk i lejon vetes ky. 

Tre ditë më parë firmosi portin e Durrësit për të vjedhur miliarda shqiptarëve me një grup kryekëput mafioz. Askush nuk i di aksionerët, sepse është vetë i shpërfytyruar për tu bërë një  multi miliarder. Nuk ka njeri që nuk do të ikte nga pushteti po të kishte kryer këtë akt. Çdo njeri do të jepte dorëheqjen. Në rrafshin politik, ky ka futur një thikë të tmerrshme, shërbimeve të sigurisë së SHBA. Ka korruptuar me vetëdije të plotë njeriun që absolutisht në institucionin ku punonte kishte postin më delikat. 

Në këtë kontekst, ky është një akt shumë armiqësor ndaj SHBA. Por jo vetëm ndaj atyre. Kurrë një vend anëtar i NATO nuk mund të merrte një veprim të tillë ndaj një vendi anëtar të NATO, aq më tepër një vendi udhëheqës të saj. Por ky veprim i duhej për pushtetin. Ky veprim i duhej që të likuidonte opozitën dhe e ndërmorri duke sakrifikuar interesa të mëdha. Askush nuk e di se McGonigali nuk ja solli Deripaska këtij, apo ky nuk ishte një lidhje ruse. Këto historia ne nuk merremi, se nuk i qartësojmë ne. Por ne shohim këtë, që me veprimin e tij nuk ngurroi për ti futur një thikë pas shpine partnerit strategjik", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco