SYRI TV/ PD në Korçë kërkon gjobitjen e kryebashkiakut: Punonjësit pa mjete minimale të sigurisë

13:33, 03/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike në Korçë denoncoi punën pa kushte të sigurisë fizike dhe teknike të punonjësve të ndërmarrjeve të shërbimeve publike në Korçë.

Kryetarja e FRPD, Mariana Maho, publikoi disa pamje, ku shihet sesi punonjës të ndërmarrjeve të ndryshme publik punojnë pa mbrojtje duke vënë jetën në rrezik; punëtorë që punojnë mbi karrocerinë e një mjeti në lëvizje, pa mjetet më minimale të sigurisë duke rrezikuar seriozisht jetën; punëtorë që punojnë në lartësi pa asnjë veshje të përshtatshme dhe mjete mbrojtëse; punëtorë që punojnë në skela me motosharrë, pa asnjë mjet sigurie dhe mbrojtjeje.

Sipas Partisë Demokratike në Korçë, gjoba që duhet të marrë kryebashkiaku për shkeljet e Kodit të Punës arrin deri në 60 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco