Rama mashtroi hapur/ Gazeta amerikane: Takimin me McGonigal e ndërmjetësoi këshilltari Dorian Duçka

Rama mashtroi hapur/ Gazeta amerikane: Takimin me McGonigal e ndërmjetësoi këshilltari Dorian Duçka

12:04, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mashtroi hapur dje, kur tha se ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i kishte takuar një takim përmes një mesazhi dhe ai kishte pranuar.

Në një shkrim të publikuar nga gazeta amerikane, ‘New York Times’, shkruhet se takimin e ka ndërmjetësuar Dorian Duçka.

Në këtë takim është kërkuar një favor nga kryeministri shqiptar.

“Në takimin e gushtit 2017, Charles McGonigal i kërkoi para zotit Agron Neza, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan personat, nuk e karakterizuan marrëdhënien e tyre ose nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt vijues, pasi zoti McGonigal kërkoi para, të dy personat bënë udhëtime të shumta në Europë, ku zoti McGonigal mesa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Në shtator të vitit 2017, të dy udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku zoti Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama.

Zoti Duçka, i përshkruar në aktpadinë e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal që të takohej me Ramën.

Bashkë me dhënien e parafernelive të FBI-së për zotin Rama, zoti McGonigal është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte te një subjekt i lidhur me Nezën dhe Duçkën, sugjeruan prokurorët,” thuhet në shkrimin e gazetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco