Berisha: Protesta e datës 11 shkurt nuk është e vetmja. Do të ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas saj

Berisha: Protesta e datës 11 shkurt nuk është e vetmja. Do të ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas saj

18:13, 02/02/2023
A+ Aa A-

Lideri demokrat, Berisha e ka cilësuar protestën si pikënisja e fazës përfundimtare të largimit të Ramës nga pushteti.

Sipas Berishës opozita do të të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë, revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo.

Ne kemi nisur betejën në parlament, kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ne do të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo. Qëndresa në parlament, hetimi parlamentar. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë.

Ndërkohë ne nuk shmangim, përkundrazi bashkërendojmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë. Në pamje të parë është komplekse, por misioni kërkon të gjitha këto. Misioni kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së me 14 maj, për largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë shqiptarëve. Pra, detyrë jo e lehtë, por absolutisht e realizueshme. Jam i bindur se në këtë mision, PD do të fitojë, opozita shqiptare do të fitojë.

Koha është krej tjetër, koha ka ndryshuar, në kuptimin që jo vetëm protesta e planifikuar që duhet të ketë përgjigjen më maksimale, me datën 11 shkurt duhet të mobilizohet çdo demokrat e demokrate. Duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës.

Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco