Keltis Kruja: Protesta ka si qëllim rrëzimin qeverisë, skandali Rama-Gate më i madhi në histori

18:27, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Taske Force' me Sonila Meçon në Syri Tv ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Keltis Kruja.

Kruja është shprehur se protesta e Opozitës së Bashkuar ka qëllim kryesor rrëzimin e qeverisë, pasi skandali që ka ndodhur me McGonigal është në kufirin e të paimagjinueshmes.

"Kjo protestë ka në vëmendje skandalet e panumërta të kësaj qeverie, kjo që ka ndodhur në rastin e fundit u pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare dhe synimi i vetëm i protestës është largimi i qeverisë dhe Edi Ramës.

Largimi i një njeriu i cili përveç vjedhjeve të provuara me tendera, PPP, inceneratorët që janë akoma çështje dite, nën hetim dhe nuk janë zbardhur akoma. Ky skandal i ka tejkaluar të gjitha kufijtë e Shqipërisë dhe normat, me partnerët tanë strategjikë. Ka ndodhur ajo që ne nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë këtë skandal, ku kryeministri i vendit është i përfshirë jo pa qëllim në aktakuzat e prokurorisë amerikane ku ai përmendet me emër. Personat e tjerë që janë të lidhur drejtpërdrejtë me shefin e FBI, përmenden me pseudonime, ndërsa Rama cilësohet me emër dhe status të plotë si kryeministër i Shqipërisë.

Unë nuk di që zyrtari i FBI të ketë takuar kryeministra në rajon, sepse do të kishin dalë, por i vetmi ai që ka takuar më shumëse një herë është Rama.

Pyetja është se çfarë punë ka një kryeministër i një vendi, të takojë shefin FBI në mënyrë private?!

Duhej që SPAK të kishte filluar hetimet për këtë skandal dhe përfshirjen e Ramës në këtë çështje për të zbuluar edhe natyrën e takimit mes tyre sepse ekziston dhe dyshimi i arsyeshëm se janë marrë para direkt dhe indirekt nga persona të lidhur direkt me Ramën ku njeri prej tyre shërben dhe si këshilltar i kryeministrit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco