VIDEO/ Celibashi paralajmëron: PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje

VIDEO/ Celibashi paralajmëron: PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje

11:46, 01/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat të mërkurën se KQZ ka dy kërkesa për anëtarët e KZAZ për Partinë Demokratike. 

Ai tha se do ketë një vendimmarrje në përputhje me atë që parashikon ligji. Celibashi theksoi faktin se vendimmarrja e KQZ do të jetë plotësisht në përputhje me ligjin jashtë çdo ndikimi nga situata politike me të cilën po përballet PD.

Celibashi bëri thirrje që nga ana e faktorëve politikë të punohet pa humbur kohë për ta zgjidhur 'ngërçin', teksa theksoi se PD si partia kryesore e opozitës rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje.

“Sa s’është vonë gjithkush që në mënyrë apo një tjetër mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate, ne jemi të fundit në radhë, tej çdo lloj presioni që dikush përpiqet ta transferojë në KQZ, në fund do vendoset siç ka parashikuar ligji. Nuk mundet të bëjmë sikur s’do ndodhë asgjë nëse partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet fare në zgjedhje ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve të dikujt apo dikujt tjetër”, tha Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maks01/02/2023 13:31

E frikshme te mendosh qe nese ne lokalet e kaluara Basha minoi procesin duke mos marre pjese, ne lokalet qe priten te riminojne opoziten sipas vijes se sjelljes se konglomeratit korruptivo politiko mafioz te Rama-Kim.

Shto koment

Denonco